Eko Higjiena

Kamberi: Vuçiq po përdor kërcënimet për të ruajtur pushtetin, por dështimi i tij është afër

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar situatën aktuale në Serbi dhe ndikimin e regjimit të Aleksandar Vuçiqit në shoqërinë serbe dhe në Luginën e Preshevës.

Ai theksoi se Vuçiq po përballet me një krizë të thellë politike, ndërsa qytetarët serbë, sidomos studentët dhe protestuesit, po shprehin pakënaqësinë ndaj udhëheqjes së tij autoritare.

Sipas Kamberit, protestat kundër Vuçiqit janë një reagim ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe pushtetit të SNS, që ka degraduar çdo institucion dhe ka lidhur marrëdhënie me krimin e organizuar.

“Kërcënimet e Vuçiqit janë sjellje tipike të një autokrati, fuqia e të cilit po perëndon,” shkruan Kamberi, duke nënvizuar se protesta ka shpërthyer për shkak të ngjarjeve si tragjedia e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën për shkak të shembjes së stacionit hekurudhor.

Vuçiq dhe zyrtarët e tij kanë mohuar përgjegjësinë, duke shfajësuar të kaluarën dhe duke fajësuar ata që e ndërtuan objektin 60 vjet më parë.

Hidromorava

Kamberi i referohet deklaratave të Vuçiqit, ku ai ka sulmuar kundërshtarët politikë dhe ka përfshirë edhe fqinjtë, duke shpërfaqur një retorikë kërcënuese dhe përpjekje për të bashkuar serbët rreth tij.

Sipas Kamberit, përpjekjet e Vuçiqit për të mbrojtur pushtetin dhe për të demonizuar opozitën janë një shenjë e dobësimit të tij dhe i frikës nga drejtësia.

Në lidhje me Bujanocin, Kamberi theksoi se, ndërkohë që ka pretendime për një oazë multietnike, shumë shqiptarë janë përjashtuar nga institucionet e shtetit serb, duke u diskriminuar në sektorë të rëndësishëm si gjyqësori, policia dhe shëndetësia.

Ai ngriti shqetësimin për ndarjen e fondeve dhe mungesën e investimeve në këtë rajon, duke theksuar se “shpresat e optimistëve për zhvillim janë shuar me rebalancin e Buxhetit të vitit 2024 dhe shpërndarjen e fondeve për komunat shqiptare.”

Kamberi përfundoi duke u pyetur se sa gjatë do të qëndrojë Bujanoci besnik ndaj regjimit të Vuçiqit dhe a do të vazhdojë të mbështesë politikën e tij, e cila ka sjellë varfëri dhe diskriminim për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.