FITORJA

Kamberi takon Vuçiqin: I prezantova kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot në mëngjes në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kamberi thotë se presidentit Vuçiq ia ka prezantuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ku shton se ripërsëritën qëndrimin e përbashkët se nuk janë të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror, por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.

Postimi i tij:

Bashkë me Nevzadin, kryetarin e Këshillit kombëtar shqiptar dhe Rahimin, personin e autorizuar të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal. Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë.

FITORJA

Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici.

Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë.

Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë.
Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës.
Beteja jonë në realizim e kërkesava tona vazhdon!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.