Hidromorava

Kamberi: Pushteti në Serbi është i koncentruar në një elitë, në rastin e Vuçiqit tek ai personalisht

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth trazirave të fundit në Serbi, ku mijëra studentë po protestojnë kundër regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kamberi thotë se sipas raporteve të organizatave të besueshme ndërkombëtare, Vuçiq ka shndërruar Serbinë në autokraci si dhe në një shtet që ka demokraci, por vetëm si dekor.

Uji Dea

“Është muaji i tretë gati, që një numër i madh i studentëve, të rinjve, po protestojnë kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, i cili kohëve të fundit, por sidomos nga viti 2016 kishte filluar të shndërrohet në autokraci. Dhe siç e thonë edhe raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare , e ka shndërruar Serbinë në demokraci hibride, në të cilën ekzistojnë procedurat demokratike, por në sensin ato janë vetëm dekor dhe nuk vlejnë, sepse i gjithë pushteti është i koncentruar te një klasë politike, te një elitë, në rastin e Vuçiqit, tek ai personalisht”, tha Kamberi në Klan Kosova.

Theksojmë se në Serbi tash e një kohë të gjatë janë duke u mbajtur protesta kundër pushtetit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.