ARKATANA

Kamberi prezantohet tek skuadra e njohur gjermane

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi i talentuar kosovar, Florian Kamberi është bërë me skuadër të re në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Floriani la kampionët e shumëfishtë të Zvicrës, Grasshopper për tu huazuar në Gjermani tek skuadra e njohur Karlsruher.

Huazimi i Kamberit është me opsion blerje për dy milionë euro nga skuadra gjermane.

FIDANISHTJA

Kamberi do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Grasshopperit, pasi vitin e kaluar ia fitoi derbin lokal ndaj Zurichut me golin e shënuar në minutën e 93-të.

“Unë jam i lumtur që jam këtu. Dua ta jap kontributin tim për skuadrën që të kemi një sezon të suksesshëm”, deklaroi djaloshi i ri nga Kosova për faqen zyrtare të klubit.

21-vjeçari stinorin e kaluar kishte shënuar tre gola me skuadrën e parë të Grasshopperit, ndërsa për të dytën në ligën e tretë zvicerane kishte realizuar 20 herë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.