Eko Higjiena

Kamberi: Petkoviq e lëshoi takimin në Bruksel kur u fol për fermerët e Preshevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas deklarimit të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës se në takimin në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ka folur për problemin që kanë me ndarjen e mjeteve për fermerët e Luginës së Preshevës, por që pala serbe e ka ndërprerë diskutimin, ka reaguar Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe ishte përfaqësues i Serbisë në takimin me Bislimin dhe Peter Sorensen, emisarin e Bashkimit Europian për Dialog.

Sipas deputetit Kamberi, Petkoviq ka refuzuar të flasë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe e ka lëshuar takimin.

“Tendenca e Serbisë për t’u angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të serbëve në rajon, kur njëkohësisht kufizon të drejtat e pakicave kombëtare në territorin e saj, nuk mund të karakterizohet ndryshe veçse si shprehje e një standardi të dyfishtë politik dhe juridik në mbrojtjen e pakicave”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Mobi Casa

Kamberi thotë se brenda kufijve të saj, Serbia mohon të drejtat për pakicat kombëtare, veçanërisht, sipas tij, kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, duke penguar qoftë edhe një ndihmë që jepet për zhvillimin e rajonit.

“Sanksionimi juridik kur përdoren simbolet kombëtare, përfaqësimi i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë, polici e institucione publike, si dhe diskriminimi sistematik tregojnë se ekziston një asimetri midis politikës së jashtme të Serbisë dhe politikës së saj të brendshme ndaj pakicave”, ka shtuar Kamberi.

Deputeti shqiptar e sheh këtë praktikë që pretendon se e ka Serbia karshi pakicave kombëtare se paraqet një formë të nacionalizmit të instrumentalizuar, ku të drejtat e pakicave përdoren si mjet politik.

“Jashtë Serbisë, për afirmimin e rolit të Serbisë si mbrojtëse e serbëve në rajon, por që në fakt përdoret për destabilizimin e këtyre shteteve; brenda Serbisë, për homogjenizimin e kombit shumicë dhe ndërtimin e hegjemonisë së tij ndaj të tjerëve, por edhe si mjet për ruajtjen e kontrollit politik.” – ka vazhduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.