UBT

Kamberi në Washington: Kërkuam që shqiptarët e Luginës të jenë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së dhe pjesë e dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti shqiptar në Paralamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth takimit të delegacionit nga Lugina e Preshevës me senatorët amerikan më Washington.

Kamberi ka bërë të ditur se senatorët amerikanë i kanë njoftuar për problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.

“Theksuam problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë, si mungesën e pjesëmarrjes adekuate në institucione shtetërore, pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik i rajonit, e temat që kanë të bëjnë me të drejtat tona kolektive”, ka thënë Kamberi.

ARKATANA

Ai shtoi se kanë kërkuar nga zyrat e senatorëve që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, si dhe të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që të trajtohen të gjitha çështjet problematike që do të rëndojnë të ardhmen raportet mes dy shteteve.

“Po shpresojmë që këto takime që kishim sot dhe do të kemi në ditët në vazhdimësi do të japin një perspektivë tjetër Luginës së Preshevës në kuadër të së cilës do të mundësohet realizimi i plotë i të drejtave tona konfrom standardeve që i ka bashkësia ndërkombëtare”, tha Kamberi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.