Uji Dea

Kamberi në Prishtinë: Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar në bisedimet Kosovë – Sërbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë diskutimit të tij në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar në Prishtine foli për pjesëmarrjen e Luginës në këtë proces.

“Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar në mënyrë përmbajtësore në bisedimet Kosovë – Sërbi, reciprociteti i patjetërsueshëm”, tha mes tjerash Kamberi.

Presidenti Hashim Thaçi, pas 7 vjetësh dialog me Serbinë, në këtë konferencë tha se ka ardhur koha për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme.

Përveç njohjes nga Serbia, kjo marrëveshje, sipas Thaçit, do të duhej të sillte edhe njohjen e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të BE-së dhe përshpejtimin e rrugës integruese drejt BE-së.

Hidromorava

Se viti 2018 është viti kur duhet arritur progres në dialog, e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, derisa ka përmendur se edhe formati aktual ka sjellë rezultate.

Por kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur zhgënjimin e tij me ecurinë e dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, madje ka thënë se vazhdimi i një gjendjeje të tillë mund edhe të ricikloj kriza në Ballkan.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar të bëhet një bilanc i arritjeve të deritashme të dialogut, si dhe qartësim të synimeve nga dialogu, pasi sipas tij, dihet qartë se Serbia kërkon bosnjëzimin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.