United Hospital

Kamberi: Musliut do t’i mbetet veç t’i bie dudukit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Formimi i komisioneve dhe më pas përzgjedhja e anëtarëve në kuadër të KKSh-së, nga deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Shaip Kamberi, vlerësohet pangopësi, pasi disa të përzgjedhur bartin më shumë se një funksion.

Tani kur kemi të formuara komisionet pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) me kryetarët e anëtarët e tyre, Kamberi thekson se në këtë përzgjedhje është një amatorizëm i përzier me pangopësi.

“Amatorizmi i përzier me pangopësi (kumulim të funksioneve) do ta djegë Këshillin Nacional edhe para përfundimit të mandatit”, thotë Shaip Kamberi.

KKVITI

Siç transmeton Titulli deklarimin e deputeti përmes rrjetit social, Jonuz Musliut, kryetarit të KKSh-së, në fund mund t’i mbetet veç t’i bie dudukit (mjet muzikor).

“Jonuz Musliut, që po lejon imponimin e këtij marifeti, në fund to t’ i mbetet që (sikurse Neroni me rastin e djegies së Romës) veç t’i biej dudukit”, shkruan Kamberi.

Përzgjedhja e anëtarëve të rinj në komisionet e KKSh-së nuk është prit mirë edhe nga qytetarët, të cilët edhe pse jo publikisht, theksojnë se një numër i të emëruarve nuk janë profesionist në fushën e zgjedhur, e disa të tjerë bartin dy e më tepër funksione. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.