United Hospital

Kamberi: Ministri nuk u përgjigj, dha kualifikime të paqëndrueshme për UÇPMB-në

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti popullor Shaip Kamberi gjatë një deklarate për portalin informativ Titulli.com ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë nuk i është përgjigjur atij me deklaratën e fundit që e dha për media.

Deputeti nga Bujanoci nënvizon se deklarata e ministrit Nebojsha Stefanoviq është e zakonshme e një zyrtari të lartë serb, duke theksuar se “jemi mësuar të dëgjojmë deklarata të tilla këto vitet e fundit, kur është fjala për kërkesat e shqiptarëve”.

“Megjithatë, deklarata e djeshme e ministrit të policisë assesi nuk mund të konsiderohet përgjigje në pyetjen time. Sipas rregullores së Parlamentit, ministri është i obliguar që në afatin e caktuar me rregullore të kthejë përgjigje me shkrim në pyetjen time”, u shpreh deputeti shqiptar nga Bujanoci.

I pyetur nga gazetari se a ka të drejtë ministri që UÇPMB-në ta quajë organizatë paramilitare terroriste, kur dihet se pjesëtarët e saj ishin amnistuar, ai tha se pikërisht për këtë arsye deklarata e ministrit Stefanoviq mund të konsiderohet e paarsyeshme.

“Të gjithë pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuar nga Parlamenti i Serbisë dhe ai i RFJ-së, si pjesë e paketit të masave për zgjidhjen e krizës së armatosur në Luginë të Preshevës më 2001. Prandaj, kualifikimet që i jep ministri Stefanoviq janë juridikisht të paqëndrueshme”, shprehet Kamberi, raporton Titulli.com.

Ministri i Punëve të Brendshme në deklaratën e tij të së martës tha se nuk do të lejojë kthimin e monumentit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndërsa nga ana tjetër disa herë kemi dëgjuar kryetarin e Trupit Koordinues (TK) Zoran Stankoviq se duhet negociuar me shqiptarët kthimin e lapidarit në një lokacion tjetër.

Mobi Casa

Përveç kësaj, sipas deputetit shqiptar, jo vetëm pohimet e kryetarit të TK-së Stankoviq, por, është një dokument, (shkurt-mars 2013) i harmonizuar mes përfaqësuesve shqiptar dhe Trupit Koordinues (i cili ka pasur edhe bekimin e qeverisë së atëhershme) nga viti 2013, si pjesë e një iniciative për fillimin e bisedimeve mes përfaqësuesve shqiptar dhe qeverisë në Beograd, i cili përcakton korrikun e vitit 2013 afatin e fundit për “gjetjen e lokacioneve të përshtatshme për monumentin e Preshevës dhe atë të LLuçanit”.

“A ka ndonjë ndryshim të qëndrimit brenda Trupit Koordinues, për këtë duhet pyetur nënkryetarët e Trupit Koordinues”, thekson deputeti.

Sipas Kamberit, me të njëjtin dokument, si masë për uljen e tensioneve konsiderohet edhe “eliminimi i termit terrorist” nga fjalori i zyrtarëve kur komunikojnë me apo për shqiptarët.

“Pra me këtë deklaratë dëshmohet edhe njëherë qasja regresive e zyrtarëve serb, kur është fjala për kërkesat që i shtrojnë shqiptarët”, përfundon Kamberi.

Kujtojmë se deputeti i Partisë për Veprim Demokratik nga Bujanoci, Shaip Kamberi, në seancën e së martës të Parlamentit të Serbisë, kërkoi nga Ministri i Punëve të Brendshme që të dijë se kur do të kthehet monumenti i dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshi i Preshevës, duke nënvizuar se lapidari “nuk është subjekt i veprës penale dhe se që nga heqja padrejtësisht po mbahet në një lokacion të panjohur”/Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.