Fundamenti

Kamberi: Luginës s’mund t’i ndalohet e drejta e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Tri komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë askush nuk mund t’ua marrë, thotë Shaip Kamberi.

“Nuk është hera e parë që në Serbi ngrihen tensione e shtrëngata kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, bëhen përpjekje që artificialisht të krijohet problemi vetëm e vetëm që shqiptarët dhe kërkesat e tyre legjitime ndaj Beogradit të diskreditohen, ka thënë kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Të gjithë sajojnë rrëfimin se kryetar i Jonuz Musliut është Edi Rama, e askush nuk thotë se njësoj, edhe myslimanët e edhe ata që protestojnë në Beograd nuk e konsiderojnë Aleksandar Vuçiqin kryetar të vetin”, ka thënë për gazetën “Politika” të Beogradit Kamberi.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se prioriteti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që ta bindin pushtetin në Beograd që të vazhdojë dialogu për “Planin në shtatë pika”, i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Kamberi ka thënë se tri komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë askush nuk mund t’ua marrë.

“Përpjekjet e mia në kuadër të këtij aktiviteti është t’i bindë Prishtinën e Tiranën të jenë të pranishme përmes projekteve të ndryshme konkrete, sepse përkrahja deklarative nuk mjafton më”, ka vlerësuar në fund Kamberi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.