UBT

Kamberi: Kush paralajmëron “skenare të ngjashme” me Kumanovën edhe në Luginë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratve të kryeministrit Aleksandër Vuçiq që shqiptarët e Luginës së Preshevës të mbështeten në shtetin e Serbisë.

“Nuk ka asnjë dyshim se Serbia po mundohet të shfrytëzojë çdo shkas për të demonstruar forcën ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ngjarjet në Kumanovë dhe më gjerë në Maqedoni po paraqiten shkas i përshtatshëm për të”, ka thënë në deklaratën e tij Kamberi, transmeton Titulli.com

Vuçiq gjatë deklaratës së tij lidhur me situatën e krijuar në Kumanovë ka porositur shqiptarët e Luginës që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre dhe se i trajton sikurse qytetarët gjithë të tjerët.

Uji Dea

Kamberi në reagimin e tij thotë se Serbia, përmes kryeministrit po na dërgon kërcënime “miqësore” dhe se analistë të ndryshëm, nëpër mediat paralajmërojnë “skenare të ngjashme” me Kumanovën edhe në Luginë të Preshevës”, shkruan Titulli.com.

Sipas tij tituj bombastik rreth “Shqipërisë Natyrale” nëpër çdo medium beogradas, forca plotësuese policore tashmë veç janë në rajon dhe se këto skenare tashmë të njohura, nën akuza tashmë të njohura, që në të kaluarën i paraprinin aksioneve spektakolare policore në Luginë të Preshevë shtoi deputeti Shaip Kamberi.

Vlen të theksohet se Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dushan Janjiq gjatë një prononcimi për ngjarjet e fundit në Kumanovë ka

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.