FIDANISHTJA

Kamberi: Kosova të mos injorojë Luginën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës duhet ta ndërpresë praktikën e injorimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sidomos në raport me marrëdhëniet e saj që po zhvillon me Serbinë. Kjo mbase ka qenë kundërproduktive edhe për vetë Kosovën. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin” aktivisti për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, pak ditë pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Po ashtu, kjo e fundit, sipas tij, duhet gjithashtu ta përfshijë çështjen e Luginës së Preshevës si pjesë përbërëse të marrëdhënieve të saj me Serbinë në kuadër të proceseve të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.

Uji Dea

Zëri: Është hera e tretë që takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Sa po bëjnë këto qeveri për Luginën e Preshevës?

Kamberi: Paradoksi është se sa më shumë po ecën koha, aq më shumë Shqipëria dhe Kosova zyrtare po e zbehin interesimin dhe veprimin simbolik për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndërkaq Serbia po e rrit vazhdimisht interesimin dhe veprimin e saj politik për Kosovën. Mosinteresimi i fundit i qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për mbledhjen e dy qeverive mbetet treguesi më i mirë për performancën e përbashkët të deritanishme të tyre ndaj Luginës së Preshevës. Dy qeveritë nuk po ngjallin tanimë as shpresa në mesin e shqiptarëve lokalë. Keq./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.