Eko Higjiena

Kamberi: Koalicioni ekzistues me spektrin politik serbë u ka shkaktuar dëme shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti popullor në Parlamentin Republikan, Shaip Kamberi, gjatë paraqitjes së tij në një emision direkt në televizionin Spektri, të premten në mbrëmje, ka folur për shumë tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në Luginë dhe rreth saj.

Fillimisht, Kamberi ka sqaruar disa iniciativa që janë ndërmarrë kohëve të fundit nga ana e tij dhe Grupit Parlamentar të Pakicave në Parlament si dhe pyetjet që janë bërë të drejtim të Qeverisë.

“Ne kemi ngrirë pjesëmarrjen në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ngase mungojnë rezultatet dhe kështu nuk dëshirojmë të jemi pjesë e tij sa për sy e faqe e të bëhemi bashkëpjesëmarrës të diskriminimit shtetërorë “, ka thënë Kamberi, duke shtuar se në krye të këtij komisioni do duhej të ishte dikush nga shumica parlamentare në mënyrë që përgjegjësia të ishte adekuate.

Deputeti Kamberi ka mohuar se pyetja e tij e parashtruar rreth kthimit të lapidarit në Preshevë ishte e natyrës populiste sepse ka pasur të bëjë me aspektin juridik duke u mbështetur në fakte të bazuara në Ligjet ekzistuese.

Në këtë drejtim, Kamberi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në krizën e lapidarit të ishte implikuar qëllimshëm edhe dikush nga faktori shqiptarë kur kihet parasysh mënyra e vendosjes së tij pa rishikuar procedurat e legalizimit duke u nisur nga ingirencat e pushtetit lokal, dhe më pas qasja e shtetit ndaj këtij problemi.

Eco Higjiena

Deputeti nga radhët e PVD-së në emision ka kritikuar edhe punën e deritanishme të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve duke theksuar se qëllimi i tij ishte krijimi i bllokut anti-PVD, ngopja me apetitet financiare e asgjë më tepër.

Duke u ndaluar në funksionimin e pushtetit lokal në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka thënë se koalicioni ekzistues me përfshirjen e gjithë spektrit politik serbë në të aspak nuk ka dhënë rezultate, përkundrazi u ka shkaktuar dëme shqiptarëve, transmeton Titulli.

Ai ka kritikuar ndarjen e mjeteve buxhetore nga ana e pushtetit lokal dhe qasjen e tij ndaj shumë problemeve duke akuzuar këtë përbërje edhe për hakmarrje politike ndaj aktivistëve të PVD-së.

Gjatë intervistës në Televizionin Spektri, Kamberi ka lënë të kuptohet se Serbia do të fillojë të realizoj disa kërkesa të shqiptarëve por vetëm në prag të hapjes së kaptinave që kanë të bëjnë me bisedat me BE-në.

Në fund të emisionit, deputeti, i cili është edhe kryetar i Degës së PVD-së në Bujanoc ka paralajmëruar reforma në këtë subjekt politik si rrjedhojë e zgjedhjeve të cilat do të realizohen këtë pranverë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.