United Hospital

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për “angazhim në zhvillimin ekonomik të Luginës”, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciuar te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Propozimi: Fond prej 10 milionë euro në vit

FIDANISHTJA

Propozimi i tij parashikon që fondi të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh dhe të menaxhohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të garantuar transparencë të plotë.

“Përfitues të fondit do të jenë: Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqëria civile, mediat lokale, organizatat sportive, bizneset e vogla dhe të mesme. Objektivat kryesore të fondit: Financimi i projekteve infrastrukturore për biznesin dhe qytetarët, mbështetja e hapjes së vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve, stimulimi i investimeve të huaja dhe vendore me lehtësime tatimore, zhvillimi i arsimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës, subvencionimi i bujqësisë përmes një linje të veçantë dhe mbështetja e bizneseve, mediave dhe OJQ-ve për të konkurruar në projektet e ministrive”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi theksoi se ky fond është një hap konkret për të ndalur trendin e emigrimit të të rinjve dhe për të krijuar një të ardhme me perspektivë për banorët e Luginës së Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.