Mobi Casa

Kamberi kërkon nga Beogradi gjykatën e prokurorinë themelore në Preshevë dhe hapjen kufirit në Llojan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti popullor Shaip Kamberi, gjatë seancës së sotme të Parlamentit të Serbisë ka kërkuar të themelohet Gjykata dhe Prokuroria themelore në Preshevë.

Ai duke ju drejtuar qeverisë dhe ministrit të drejtësisë që shqiptarët e Preshevës tha se qytetarët duhet të udhëtojnë 30 km në një drejtim për t’i kryer obligimet e veta në sferën e gjyqësisë.

Deputeti Kamberi këtë pyetje ja ka drejtuar ministrit të drejtësisë, Nikola Selakoviq të cilit ja ka rikujtuar edhe raportin e fundit nga ekspertë ndërkombëtar të vlerësimit të banorëve ku Presheva ka 29.600 banorë rezidentë që plotëson kushtet për të pasur gjykatën, shkruan titulli.com.

Mobi Casa

Kamberi tha se në bazë të këtij numri të banorëve, ekzistencës së kufirit që gjeneron raste të mjaftueshme të lëndëve dhe respektimin e parimeve të ofrimit të drejtësisë më afër qytetarëve Presheva duhet t’i ketë këto institucione të drejtësisë.

Ai, poashtu, ka kërkuar që të hapet vendkalimi kufitar Miratoc – Llojan duke shtuar se një hap i tillë do t’ia lehtësonte funksionimin e përditshëm qytetarëve të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, e poashtu do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

Deputetët shqiptarë po vazhdojnë të shpalosin kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlament me qëllim të zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.