RCCOLA

Kamberi: Kërkojmë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë

/ 17 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Serbia nuk ka alternativë përveç një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

Ai thotë se gjërat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur, sa i përket marrëveshjës mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se Vuçiç paraqitet para opionit të vet sikur është i pathyeshëm. Por, deputeti Kamberi thotë se qëllim i tyre politik dhe strategjik është që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndërtohet reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Në një intervistë për Radio Kosovën, deputeti Shaip Kamberi, ndër të tjera, thotë se Prishtina dhe Tirana duhet të kenë programe të veçanta shtetrore për shqiptarët në Luginë.

z. Kamberi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ua bën juve përballjen më të vështirë në Parlamentin e Serbisë?

Gati çdo gjeneratë aktuale e shqiptarëve është përballur me një diskriminim të egër të njëpolitike serbe ndaj shqiptarëve në tërësi. Kjo ka qenëe reflektuar në Kosovë, sidomos, me krimet barbare që kanë ndodhur në luftën e fundit. Pra gjithë ajo makineri politike e ushtarake, e cila kishte shtypur për një dekadë Kosovën, pas përfundimit të luftës, pjesa më e madhe e saj ishte e koncentruar në Luginë. Dhe kur paramendohet fuqia politike, njërëzore dhe ajo demokratike e shqiptarëve aty duhet të kuptohet se çfarë proporcioni i ballafaqimit të asaj lufte në mes të një pakice shqiptare në tri komuna që jetojnë dhe një shteti me përvoja të shumta të diskriminimit.

Në vazhdojmë të përballemi me praktika të njëjta të diskriminimit, peng të një politike anakrone, një politike imperialiste dhe hegjomoniste, të cilën Serbia akoma mendon dhe shpreson ta zbatojë ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj Kosovës. Mjerisht, pavarësisht se kemi hyrë në dekadën e tretë të shekullit të 21-të, ende nuk e ka kuptuar elita politike në Serbi se koha e kolonive ka përfunduar. Është fakt që vitet 2000 përfundimisht sjellin fundin e kolonializmit, shumë më herët kur Britania e Madhe me përkrahjen amerikane kishte hequr dorë nga kolonitë e saj, Serbia duke shpresuar se do ta ketë Kosovën akoma koloni, vazhdon me politikat e saj qëështë absurde, anakrone, qëështë një politikë e bazuar në mite dhe në mitologjinë e së kaluarës. Por që sot telashet e drejtpërdrejta ia shkakton shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Z. Kamberi, ju në Parlamentin e Serbisë, në një far mënyre, përfaqësoni edhe interesat e shqiptarëve në tërësi, jo vetëm kërkesat e Luginës së Preshevës. Sigurisht keni përballje të drejtpërdrejta dhe të vështira?

Nuk presim realizim të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe të pakicave të tjera, nëse Serbia nuk demokratizohet. Një shtet, i cili formalishtështë në procesin e integrimit në BE, por në të cilin përkrahja publike për BE është në nivele më të ulëta, prej se ka filluar procesi i integrimit dhe faktikisht me politikat të cilat i ka, nuk po arrin të shkëputet nga e kaluara. Një shtet si Serbia mund të demokratizohet kur të ballafaqohet me të kaluarën e vet të dhunshme, me krimet të cilat i ka kryer, me ndërprerjen e procedurave të glorifikimit të kriminelëve të luftës. Kjo është një përditëshmëri, me të cilën ballafaqohem unë në Parlamentin e Serbisë. Aty glorifikohet Ratko Mlladiq, glorifikohet Voisllav Sheshel, glorifikohen kriminelët e dënuar të luftës. Pra një Serbi e tillë nuk ka predispozita të jetë demokratike. Derisa nuk mund të jetë demokratike nuk mund të realizojmë as ne të drejtat. Prandaj edhe angazhimi im në parlament në dy vitet e fundit nuk ka të bëjë vetëm me kërkesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por ka të bëjë me një proces më të gjerë të demokratizimit të Serbisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të komuniteteve, sepse mënyra se si një shtet i respekton komunitetet, është matësi kryesor se sa është demokratik ai shtet. Prandaj edhe ballafaqimi im është me të gjithë ato probleme, të cilat po i shkakton Serbia shqiptarëve në Luginë, por edhe në rajon në tërësi.

Tani ka pasur një proces të regjistrimit të popullsisë dhe ka dalë një rritje e numrit të shqiptarëve në Serbi. Mund të ndikojnë këto të dhëna sado pak në pozitën e shqiptarëve në Luginë?

Nëse përcillet trendi i statistikave prej 1971 e këndej, ne kemi rënie të numrit të shqiptarëve, për shkak të diskriminimit të madh, të cilin Serbia po e zbaton atje. Por, ka një ngritje të vogël në Bujanoc, sidomos, dhe ka një ulje të dukshme të serbëve në komunë, gjëqë e ngritë përqindjen e shqiptarëve në këtë komunë, prej 57% në rreth 62 %, qëështë një rezultat pozitiv. Ndoshta kjo është produkt i asaj që me qeverisjen komunale shqiptarëve në Bujanoc, janë krijuar kushte që të ruhet kjo gjendje. E kemi marrë tashmë raportin zyrtar të Entit të Statistikave. Duhet ta studiojmë mirë, të shohim se si e kanë kategorizuar popullatën jo rezidente, atë qëështë në mërgatë. Pra, nuk e dimë si e kanë kategorizuar diasporën tonë, nëse janë regjistruar si banorë të Luginës së Preshevës apo si banorë të vendeve ku jetojnë në Evropë. Na duhet një analizë e hollë për të dhënë vlerësimin tonë përfundimtar, megjithatë rezultatet e para për Bujanoc dhe për Preshevë janë pozitive me faktin se është ruajtur epërsia etnike që kemi.

Migrimi i shqiptarëve të Luginës mund të jetë ndikuar edhe nga pozita e shqiptarëve dhe mos repektimi i të drejtave të tyre në Serbi, aq më tepër edhe mos respektimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar?

Po. Një marëveshje e cila është nënshkruar në dialogun Kosovë-Serbi, e që ka të bëjë drejtpërdrejt me interesat, e sidomos për të rinjët e Luginës së Preshevës,ështëçështja e diplomave. Jo vetëm një, por janë katër marrëveshje të nënshkruara lidhur me këtë temë. Është marrëveshja e Brukselit, në kuadër të procesit tëBerlinit një marrëveshje ka qenë, është një marrëveshje e nënshkruar në Uashington, e cila përmend në veçanti çështjen e njohjës së diplomave dhe është kjo e fundit në Ohër, që e sheh çështjen e njohjës së dokumenteve dhe të diplomave si çështje kruciale, e cila drejtpërdrejt po ndikon në largimin e të rinjëve. Periudha 2008 – 2023. Janë 15 vjet, janë 15 gjenerata të të rinjëve shqiptarë, të cilët përballen me mos njohjen e diplomave. Ata kanë kryer shkollimet e tyre të larta, studimet e tyre dhe ata nuk kanë mundur as të përgatitet për tregun e punës, sepse nuk iu njihet diploma. Nuk kanë arritur t’i japin provimet profesionale dhe njerëzit të zhgënjyer, të frystuar, janë larguar në drejtim të Evropës. Pra, pasojat e drejtpërdrejta të kësaj sjellje jo normale, absurde dhe armiqsore të Serbisë ndaj Kosovës po thehen mbi shpinën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ju i ngritni këto shqetësime vazhdimisht në instancat qendrore dhe çfarë përgjigje merrni?

Në të gjitha instancat qendrore i kemi ngritur. Serbia ka një qendrim se kur ta njohë Kosova Universitetin e Mitrovicës së Veriut ne do t’i njohim diplomat. Ajo që për ne është zhgënjyese është qendrimi i bashkësisë ndërkombëtare. Ajo ka qenë moderatore dhe ndërmjetësuese e arritjes së këtyre marrëveshjeve. Ata që ndërmjetësojnë marrëveshjet duhet të kudjesen dhe të krijojnë mekanizma të zbatimit të tyre. Mjerësisht, edhe pse janë të informuar dhe e dinë në detaje këtëçështje, e cila faktikisht po e gjakos Luginën e Preshevës, nuk ka veprim konkret, nuk ka ndonjë sanksionim ndaj Sebisë, e cila vazhdon të ketë sjellje të njejtë ndaj shqiptarëve. Nuk ështëçështja vetëm në raport me diplomat, por në tërësi me diskriminimin qëiu bëhet shqiptarëve. Serbia nuk e zbaton Kushtetutën e vet, e cila thotë se në strukturat e organeve shtetrore, në institucionet publike, në polici, struktura e të punësuarve duhet t’i përshtatet strukturës etnike të popullsisë. Dhe ajo nuk e ka zbatuar atë. Në prokurorinë komunale në Bujanoc nuk ka asnjë shqiptar, në gjykatën komunale në Bujanoc, prej 14 gjykatësve, vetëm tre janë shqiptarë, qëështë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e Serbisë. Tash rezultati i fundit i statistikave, sipas të cilit në Bujanoc janë mbi 60 për qind shqiptarë, rreth 25 % serbë, do të duhej të jetë ndikues që këto proporcione të ndryshojnë. Me këto rezultate, mendoj se Serbia e humb alibinë, se pse nuk po fillon zbatimin. Megjithatë kjo nuk do të thotë se Serbia vullnetshëm do ta zbatojë këtë. Neve na pret një punë e madhe, një punë në bashkëpunim me qeverinë në Prishtinë dhe me qeverinë në Tiranë, në veçanti me ambasadat perendimore dhe me SHBA që kjo çështje të ecë përpara.

A keni komunikim më të shpeshtë dhe të drejtëprdrejtë me përfaqësues ndërkombëtarë në Beograd, që të dëgjojnë këto shqetësime?

Drejtpërdrejt komunikoj. Unë kam kontaktet të rregullta me ambasadorin e SHBA në Beograd, Kristofer Hill, me shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadorin Jan Braathu, i cili ka sherbyer edhe në Kosovë, të gjithë janë të njoftuar në detaje për këtë situatë. Kemi pasur takime edhe në Uashington me z. Escobar, të cilin e kemi njoftuar për sensibilizimin e çështjës së shqiptarëve në Luginë, duke kërkuar nga ai angazhim më të madh që edhe të drejtat e shqiptarëve të Preshëvës të jenë pjesë e marrëveshjes. Kemi drejtuar me shkrim kërkesë edhe përfaqësuesve të BE-së, z. Borell dhe z. Lajçak, duke kërkuar angazhim maksimal edhe nga ata qëçështja e shqiptarëve të mos mbetet anash dhe të mos lejohet ndërtimi i standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave. Duke kërkuar, pra ndërtimin e njësimetrie në të drejta, që do të ishte parakusht stabiliteti në mes shteteve në Ballkan. Nuk kemi ndonjë përgjigje ende. Ne do të vazhdojmë lobimin tonë në Uashigton sidomos, tek ligjevënësit amerikanë që ta çojmëçështjen e shqiptarëve për para.

Eco Higjiena

A mendoni se mund të shtyhet përpara ky projekt?

Ajo që kemi ne shpresëështë se ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Nuk kemi shpresë se Serbia me vullnet do t’i pranojë. Ajo do t’i pranojë këto çështje vetëm me një kusht, kur bashkësia ndërkombëtare do të jetë vigjilente, madje dhe kërcënuese ndaj saj, që standardet e BE-së, ku Serbia po pretendon të paktën t’i bashkohet, do të duhej t’i respektojë. Në radhë të parë demokratizimi i saj do të shihet se si ajo i respekton të drejtat e pakicave.

Si i shihni kërcënime me luftë që Serbia i bën herë pas here?

Jo. Kjo është një politikë e brendshme. Mendoj se Serbia do të detyrohet të shkojë drejt marrëveshjës përfundimtare. A do të ketë nënshkrim apo jo, në aq detatje nuk e di, por jam i bindur se situata rreth Ukrainës, një homogjenizim i tillë nuk ka ndodhur për vite me radhë në BE, një koordinim i tillëtransatlantik BE-SHBA, për vitet të tërë më parë nuk ka ndodhur dhe kjo do ta detyrojë Serbinë që t’i nënshtrohet kushteve dhe një marrëveshje me shqiptarët. Megjithatë, njëpushtetçfarëështë ai i Aleksandër Vuçiçit, për 10 vjet me radhë, vetëm ka nxitur tensione me shqiptarët, ka forcuar steriotipe që ekzistojnë në Serbi ndaj shqiptarëve, e ka të vështirë që përnjëherë të bëjë kthesë. Përshtypja ime është se po shkon drejt marrëveshjes përmes përplasjeve. Duke iu parqitur opinionit tëvet se është i pathyeshëm, se nuk do të nënshkruaj asgjë, se nuk do të pranojë asgjë rreth Kosovës, por se gjerat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur.

A ka një opozitë konstruktive në Serbi që mund të jetë e zëshme pro këtyre proceseve?

Mjerisht jo. Mjerisht Aleksandër Vuçiçështëi vetmi person dhe i vetmi opsion politik me të cilin mund të ndërtohet një marrëveshje. Një opozitë e ndarë në dy tabore, e para është ajo qëështë patriotike siç e quan vetën, që nuk do marrëveshje me shqiptarët, që nuk do të heqë dorë nga Kosova, që premton se do të vijë një ditë kur ata triumfalisht do të futen në Kosovë, dhe një opozitë, e cila e quan vetën evropiane, por thjeshtë nuk ka koncept të qartë se ku e do Serbinë. Tani kanë filluar disa zëra se BE-ja është e vetmja alternativë për Serbinë, por ende është një nivel i ulët, ende nuk ka sensibilizim më të madh qytetar që kjo të ndryshojë kahjen. E thashë, Serbia është një vend qëështë në procesin e integrimit në BE, por matjet publike tregojnë se distanca e saj me vendet e BE-së dhe me SHBA nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Qysh është disponimi qytetar në Serbi ndaj këtyre zhvillimeve?

Zakonisht në bisedat private, jashtë mediave, ata e kanë të qartë dhe thonë se Kosova është vend i pavarur, se Serbia mund të angazhohet për interesat e serbëve në Kosovë, që mund të jetë e drejtë e saj. Por në deklarimet publike dhe mediale, ata mbajnë qendrimin zyrtar. Edhe pozita edhe opozita, verbalisht të paktën kanë një qendrim, Kosova është Serbi që mjerisht i bën të padenjë edhe këtë pjesë të opozitës për të pritur diçka ndryshe nga ajo çka mendon shumica.

z. Kamberi a mund t’ju pyes, kur jeni ndjerë më i fortë nëParlamentin e Serbisë dhe kur mund të jeni ndjerë i pafuqishëm në kërkesat që keni shtruar?

Unë tash jam në mandatin e tretë radhazi. Kam qenë dy vjet, por mandatet kanë zgjatur nga dy vjet, 2014-2016, 2020-2022 dhe tani në mandatin e tretë, të cilin e mora pas pesë përsëritjeve të zgjedhjeve. Mendoj qësa herë që e flas të vërtetën, të argumentuar ndjehem më i fortë. Unë kam punuar një kohë të gjatë edhe në të drejtat e njeriut edhe në kohën e Millosheviqit dhe ka qenë rrezik atëherë të flasësh pa argumente. Kam fituar një përvojë, që më ka shërbyer më vonë në politikë se argumentimi i kërkesave dhe i vërejtjeve e kritikave është esenca e politikës. Sa herë që paraqitem në Parlament dhe e di që kam argumente të fuqishme unë ndjehem më i fortë. Mjerisht, sa iu përket realizimit të kërkesave, duhet të ndjehesh i dobët, sepse je në një mjedis, i cili armiqsisht i pret të gjitha, të gjitha kërkesat. Edhe kërkesat qëllimmira, edhe kur iu thua që Serbia e ka vendin në Evropë, edhe kur iu thua që Serbia gjeografikisht është pjesë e Evropës, që Serbia tradicionalisht duhet të jetë pjesë e BE dhe se është interes i vetë serbëve të jetë atje. Edhe në ato raste një shumicë parlamentare, çfarë ishte dhe çfarëështë, gjenë argumente të më kundërshtojë. Thjesht, unë nuk kam fuqi, bashkë me deputetët tjerë që më përkrahin, janëdy deputetë të Sanxhakut, që t’i shtyejmë gjërat përpara në Parlament, për t’i votuar. Por, ne kemi nëduar fuqinë e së vërtetës, sa që edhe kur përballemi me kritikat e shumicës parlamentare thjeshtë ata dalin si njerëz që refuzojnë ta njohin të vërtetën. E vërteta është fuqia jonë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.

Çfarë porosie keni për Prishtinën dhe për Tiranën, çfarë komunikimi keni me këto dy qendra?

Komunikim kemi pasur në vazhdimësi, në baza të rregullta, edhe me Prishtinë edhe me Tiranë, ndoshta pak më shpesh me Prishtinën për shkak edhe të afërsisë gjeografike dhe tradicionalisht jemi të lidhur me Kosovë dhe qëllimi ynë politik, strategjik është që ndërtojmë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë. Prishtina është qendra përmes të cilës ne po orientohemi. Kemi një komunikim të mirë me qeverinë aktuale. Ka një program të mirë, qëështë ndërtuar me ndihma konkrete për Luginën e Preshevës, ka edhe tema që janë ngritur edhe në dialogun e Brukselit dhe unë mendoj se edhe qeveria në Tiranë dhe qeveria në Prishtinë do të duhej të ndërtojnë program, jo angazhime ad hoc, por program të veçantë shtetror, ose duke e shpallur Luginën e Preshevës interes nacional të përgjithshëm, ose të ketë një program shtetror të ndihmës konstante për shqiptarët në Luginë. Ne mund të kemi një program ad hoc për një vit buxhetor, për një vit kalendarik, për një mandat të një qeverie. Por ne jemi të interesuar të ndërtojmë raporte të atilla, në kuadër të një programi shtetror, të cilin shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë duhet ta kenë për Luginën e Preshevës.

Saështë urgjente të bëhet ky program?

Jemi vonë! Jemi vonë, sepse trendet e lëvizjës së popullsisë, në qoftë se i shohim nga viti 1971 e deri tani, sot do të duhej të ishin 100 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mjerisht ne kemi mbetur në rreth 57 mijë në tri komuna, janë 61 mijë në gjithë Serbinë. Do të thotë diskriminimi e ka bërë të vetën, e ka arritur një masë të madhe. Megjithatë, ende nuk janë kaluar limitet kritike. Meqenëse nuk janë kaluar këto limite, ka mundësi të punohet, të ruhet kjo gjendje dhe eventualisht, duke krijuar kushte më të mira për jetesë për njerëzit, të ndikojmë që rinia jonë të mos shkojë në Evropë. Nuk jemi të interesuar të bëjmë një Bujanoc tjetër në Zvicër apo në Gjermani, apo kudo në Evropë. Por jemi të interesuar që ata të rinj që kemi në Evropë të vijnë dhe të japin kontributin e vet.

z. Kamberi çka mund të zhvillohet në Bujanoc e në Preshevë?

Është një komunitet i vogël në krahasim me gjithë shqiptarët kudo shtrihen. Por me programe konkrete, të drejtpërdrejta, qoftë në bujqësi, qoftë në biznese të vogla, qoftë me programe sociale, mund të ndihmohet që të krijohen kushte dhe njerëzve t’iu duket ai vend atraktiv.