ARKATANA

Kamberi: Kemi garanci se Lugina do të jetë në agjendën amerikane në bisedimet Prishtinë-Beograd

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka folur për vizitën e tij disa ditore në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të sensibilizimit të çështjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai tha se ka zhvilluar takime të rëndësishme në departamentin e shtetit dhe zyrtarë tjerë qeveritarë e civil duke thënë se Lugina e Preshevës do të shtrohen n diskutime, shkruan Titulli.com.

Kamberi theksoi se ka marrë garanci nga Washnigtoni zyrtar se çështja e Luginës së Preshevës do të jetë në agjendën amerikane gjatë dialogut Prishtinë-Beograd.

Fundamenti

“Duke pasur parasysh faktin që 20 vite kemi tentuar të integrohemi në shtetin e Serbisë dhe kërkesa jonë nuk është pranuar edhe për kundër faktit se kemi të nënshkruar tre marrëveshje me Beogradin zyrtar”, tha mes tjerash Kamberi në konferencë për media , raporton Titulli.com.

Për vizitë 1 javore në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë së bashku Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.