FIDANISHTJA

Kamberi këmbëngulës për të drejtat e shqiptarëve, replikon me kryetarin e Parlamentit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi kanë paralajmëruar se ulja drastike e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë nga 29 në 15 do të ndikonte në nivelin e të drejtave të pakicave, që garanton Kushtetuta e Serbisë.

Në debatin e bërë në Parlamentin e Serbisë për ndryshimin e ligjit për këshillat kombëtare të pakicave, Riza Halimi deputet popullor tha se reduktimi i planifikuar i numrit të anëtarëve në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë nuk i përshtatet situatës faktike sepse numër i madh i shqiptarëve e bojkotuan regjistrimin në vitin 2011.

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë aktualisht numëron 29 anëtarë i formuar sipas regjistrimit të vitit 2002, kur në Serbi ishin të regjistruar 61.67 shqiptarë.

Shaip Kamberi, në debatin e ashpër në Kuvendin e Serbisë shtroi pyetjen se çka do të ndodhë me votuesit tjerë përveç 5.500 që janë të regjistruar në vitin 2011, a do t’i thuhet atyre se ju nuk keni të drejt të votoni, transmeton lajmin portali informativ Titulli.

Gjithashtu, Kamberi në replikën e tij me kryetarin e Parlamentit të Serbisë tha të flitet tani për shqiptarët lojal ajo na kthen në kohën e Slobodan Millosheviqit.

FIDANISHTJA

“Të flasësh për shqiptarët lojal nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve”, është shprehur Kamberi.

Riza Halimi deklaroi se në regjistrat e veçantë të ministrisë për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale janë të regjistruar rreth 27 mijë shqiptarë.

Kori Udoviçki, ministre për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale, tha se dyert nuk janë të mbyllura për të gjetur zgjidhje dhe do të vazhdojmë bisedimet për ndryshimet e reja.

Në regjistrimin e vitit 2011 janë të regjistruar 5.500 shqiptarë dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve ka bojkotuar regjistrimin, ndërsa këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet për këshillat kombëtare në Serbi./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.