United Hospital

Kamberi i shqetësuar: Bujanoci po humbet bërthamën kombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, gjatë një interviste për portalin informativ Titulli.com, në rezymenë për vitin 2014-të, ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e të rinjve nga Komuna e Bujanocit.

Deputeti thotë se pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, jo që ka mbet në nivelin e njëjtë, por ajo është degraduar edhe më shumë, duke e vlerësuar ate ndër më të vështirat të shqiptarëve, sidomos në Komunë të Bujanocit.

Kamberi flet edhe për amendamentet e paraqitura në Parlamentin e Serbisë, që me përjashtim të njërit, Qeveria Serbe të tjerat nuk i ka marrë parasysh, ndërsa për dialogun dhe obligimet e marra nga Beogradi thotë se nuk ka avancime.

Kryetari i PVD-së në Bujanoc, thekson edhe rëndësinë e funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndërsa caktimet e kandidatëve për të drejtuar komisionet në KKSh, thotë se janë joadekuatë e joprofesional.

Mobi Casa

Mes tjerash në video-intervistë mund të mësoni edhe rreth investimeve që duhej të bëheshin në këtë komunë dhe prishjen e marrëdhënieve me investitorë shumë të rëndësishëm.

Kamberi shtron pyetjen se ku mbetën premtimet e Partisë Demokratike që për të ardh në pushtet në Bujanoc, kishte premtuar hapjen e fabrikës në Dobrosin si dhe punësimin e 2.000 qytetarëve.

Mos pranimi që sheshi në Bujanoci të ketë emrin “Skënderbeu”, intervistuesi e vlerëson tallje me qytetarët shqiptarë…

Për PVD-në është anormale me i planifiku për vitin 2015-të 25 milionë dinarë për një rreth-rrotullim, kurse bujqësinë me lënë vetëm me 8 milionë dinarë… “Po vijmë në situatë se s’ka kush me u sjell në rreth-rrotullim, nuk do të kemi njerëz”, thotë matej Kamberi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.