ARKATANA

Kamberi: Është koha e fundit që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi dhe se sipas tyre, tani është koha e fundit për një gjë të tillë.

Pothuajse që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar që të përfshihen në këtë dialog.

KKVITI

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka bërë të ditur se është koha e fundit që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut.

“Mendoj që patjetër që tema e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut. Teknikisht a do të jetë e realizueshme të jetë dikush prej shqiptarëve të Luginës është një çështje tjetër e cila sigurish dizajnerëve të dialogut mbetet të vendosin, por ajo që është e domosdoshme dhe momenti i fundit është që Lugina e Preshevës duhet të trajtohet patjetër në këtë dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate dhe për të ndërtuar një stabilitet. Unë nuk besoj në fqinjësi të mirë e cila duhet të jetë produkti final i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë se shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten në këtë situatë në të cilën janë. Prandaj eliminimi i të gjitha pengesave që ekzistojnë mes dy shteteve, dy kombeve duhet të kalojë edhe përmes Luginës së Preshevës. Sepse gjendja aktuale në të cilën shqiptarët këtu jetojnë në një fluks dhe largim në masë që po dëmton bërthamën kombëtare është diçka që po shkatërron bërthamën kombëtare shqiptare në këtë rajon dhe meriton një trajtim të drejtë”, është shprehur ndër të tjerash Kamberi./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.