ARKATANA

Kamberi: E pres me padurim debutimin me Shqipërinë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Florian Kamberi e mori pasaportën shqiptare në vitin 2019, dhe për herë të parë u grumbullua nga Edy Reja në muajin nëntor për ndeshjet me Andorrën dhe Francën, por nuk mundi të debutonte me fanellën kuqezi për arsye dokumentacioni.

Është grumbulluar nga trajneri italian edhe për përballjet e para të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

16 muaj pritje për të përjetuar emocionet debutimit me Kombëtaren. Në një prononcim për “Dailyrecord.co.uk”, sulmuesi që luan i huazuar tek Aberdeen në Skoci nga S.t Gallen (Zvicër), u shpreh:

“Hera e parë që u thirra nga Shqipëria ishte në nëntor 2019. Kisha një dëmtim dhe nuk isha në gjendje të luaja. Gjithashtu edhe dokumentacioni im nuk ishte i gatshëm me kohë. Vitin e kaluar, u bë shkak pamundësia për të fluturuar për shkak të pandemisë. Mora sërish ftesë, por nuk mund të shkoja, sepse isha infektuar me Koronavirus. Ka qenë e çmendur ajo që më ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Kanë ndodhur shumë gjëra, por shumë prej tyre jashtë kontrollit tim. Ishte zhgënjyese dhe e vështirë, sepse dua të luaj për Shqipërinë. Jam i kënaqur që jam në formë, jam me skuadrën e Shqipërisë dhe jam gati të luaj.”

Eco Higjiena

Pas sfidës me Andorrën, Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, sfidë në të cilën Kamberi dëshiron të jetë protagonist.

“Jam i përqendruar në tri ndeshjet e ardhshme. Është bukur që kemi disa ndeshje të mëdha, si ato me Anglinë, por para kësaj, shpresoj të bëj debutimin tim kundër Andorrës, për mua do të jetë ndeshje e veçantë.”

Ish-mbrojtësi i Rangers dhe ndihmësi aktual i Rejas, Sergio Porrini, ka qenë faktori kryesor që e bindi Kamberin të zgjidhte Shqipërinë.

“Jam gjithmonë në kontakt me trajnerin dhe Sergion. U takova me Sergion dhe bashkëshorten e tij në Skoci. Ata erdhën për të më vizituar kur isha te Hibs. Ai erdhi të më shihte kur humbëm 5-2 ndaj Celtic në “Hampden”, në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. E takova pas ndeshjes dhe të nesërmen shkuam për drekë. Ai dhe Shqipëria kanë treguar shumë besim tek unë dhe tani unë dua t’u shpërblej në fushën e blertë.”/SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.