UBT

Kamberi e pranon: PVD ka marrë vota në çdo komun të Sërbisë dhe kështu kemi fituar dy deputet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberi njëherit deputet në parlamentin e Sërbisë në një intervistë për TV Info Plus, ka thënë se, dallimi drastik i numrit të votuesve në zgjedhjet për deputet dhe ato për KKSH, ka të bëjë me buxhetin, duke shtuar se, është shumë vështirë që ti motivosh njerzit për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë sepse ky organ nuk e ka buxhetin e pushtetit lokal dhe nuk i ka ato mundësi që ti ofrohet diqka konkrete popullatës, ka thënë Kamberi, pamvarësisht se në mandatin e kaluar PVD udhëhoqi me KKSH-në dhe me buxhetin rreth 17 milion dinarësh.

Sa i përket dallimit drastik të numrit të votuesve të PVD-së krahasuar mes zgjedhjeve të KKSH-së dhe atyre për deputet popullorë, Kamberi ka deklaruar se, “PVD për zgjedhjet parlamentare në Sërbi ka marrë vota në çdo komunë të Sërbisë, sepse sipas Kamberit në çdo komuna ka shqiptarë dhe votat e tyre kanë qenë ato të cilat I kanë mundësuar dy deputet PVD-së

Gjatë kësaj interviste Kamberi ka komentuar edhe zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit duke theksuar se, “PVD deri në momentet e fundit ka patur biseda me partit serbe në komunën e Bujanocit për të formuar një koalicion qeverisës, por në momentin e fundit Dr.Stojança Arsiç ka ndryshuar mendim. Sipas Kamberit Partia Demokratike e Nagip Arifit gjatë ndarjes së posteve është dashur palës serbe të ia japë Drejtoratin për Ndërtim e jo Shtëpinë e Shëndetit;

KKVITI

Sa i përket ndryshimeve kadrovike Brenda PVD-së Kamberi ka theksuar se lideri i këtij subjekti politik Riza Halimi është person i pa gabueshëm dhe mvarët nga ai nëse duhet që dikush ta mer timonin e PVD-së. Sa i përket kandidimit prap për kryetarë të komunës, Kamberi nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke mos lënë anash as postin e deputetit,

Deputeti popullorë Shaip Kamberi në fund të intervistës ka treguar se është adhurues i sportit, ai ka thënë se në shkollën e mesme ka qenë adhurues i KF Crvena Zvezda, ndërsa tash është adhurues i Reall Madridit, por ajo qka mbeti e pasqaruar nga Kamberi është se, kënd do ta përkrah në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Sërbisë, ku Kamberi u përgjigj se do ti përkrah “TANËT”, këtë më së miri mund të vlerësojnë vet lexuesit se për kë aludon Kamberi.