Fundamenti

Kamberi: E habitshme se si kriminelët serbë në Beograd dalin lirshëm nëpër emisione televizive

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vështirësitë e tyre që hasin ata në vazhdimësi nga strukturat e caktuara serbe atje.

Kamberi ka thënë se përballja e shqiptarëve ndaj politikave serbe, është shumë e vështirë dhe për këtë duhet të këtë një qasje më ndryshe politike shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë karshi Luginës së Preshevës.

Këto politika ai i ka quajtur diskriminuese ndaj komunitetit shqiptar.

Kamberi ka folur edhe për krimet serbe ndaj shqiptarëve, duke thënë se është e habitshme se si kriminelët serbë kanë hapësirë mediale në Serbi.

Mobi Casa

“Mjerisht, në Serbi akoma nuk funksionon, dhe nuk është themeluar një Gjykatë Speciale, për të gjykuar krimet e luftës, qofshin ato në Kosovë, e Bosnje. Kriminelët serbë dalin në emisione dhe kanë hapësirë mediale të habitshme dhe është shumë problematike kjo çështje. Pra nuk ka ndonjë përballje me krimin çfarë është pritur nga Serbia, sidomos çfarë ka pritur Bashkimi Evropian”, tha ai.

Ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së dhe Gjykatën Speciale.

Kamberaj ka theksuar se shkuarja e tyre në Hagë, ka treguar gatishmërinë për t’u përballuar me të kaluarën.

“Kosova me themelimin e Gjykatës Speciale, ka dëshmuar se është e gatshme të ballafaqohet me të kaluarën e vet, në këtë drejtim, shkuarja vullnetare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmon gatishmërinë e tyre për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe me bindjen time dhe shpresën se do të dëshmojnë pafajësinë personale dhe çfarëdo implikimi ndaj UÇK-së. Lufta e UÇK-së ishte luftë anti-fashiste e një politike fashiste e cila tentoi ta shfarosë tërësisht kombin shqiptar në Kosovë”, ka thënë Kamberaj në Kojshia Show, njofton Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.