UBT

Kamberi dhe Hasani takojnë përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra” së bashku me Koordinatorin e ZPMB-së, z.Flamur Junuzi, u takuan me Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi. Pjesë e takimit ishin edhe deputeti i popullit z.Fatmir Hasani si dhe përfaqësuesi i malësisë së Bujanocit z.Arsim Krasniqi dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vatra z.Emrush Tahiri.

Në këtë takim u diskutuan procesi i rrugës ‘Muhoc-Zarbincë’ si dhe problemet me dokumente identifikimi dhe pasivizimi i vendbanimeve të qytetarëve të malësisë së Bujanocit. Kryetari Kamberi njoftoi Kryetarin e Lëvizjes Vatra për procesin që është duke u zhvilluar në projektin e rrugës, njëherit e njoftojë edhe me masat që i ka ndërmarrë komuna për ta kthyer të drejtën e pronës dhe shtetësisë tek qytetarët e malësisë së Bujanocit.

ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Vatra falënderoj Kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe Deputetin e Popullit z.Fatmir Hasanin për angazhimin, seriozitetin dhe punën e palodhshme që janë duke e treguar me qytetarët e malësisë së Bujanocit. Falënderuan Kryetarin e Komunës për intervenimin emergjent në malësinë e Bujanocit duke hapur rrugët nga dëbora me një intervenim të shpejtë dhe të suksesshëm.

Takimi u përmbyll duke falënderuar z.Shaip Kamberin që asnjëherë nuk e harron malësinë e Bujanocit dhe qytetarët e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.