Eko Higjiena

Kamberi : Daçiq dhunën fizike po e shndërron në dhunë psikologjike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Preshevë – Kërcënimet për shkak të monumentit në Preshevë, nuk i kontribuojnë raporteve të mira fqinjësore mes serbëve dhe shqiptarëve në këtë rajon”, këshillon Kamberi duke bërë fjalë për krizën e Luginën e Preshevës dhe kërcënimet e Beogradit, ku Daçiq, ju është përgjigjur sot nga Banja Lluka deklaratave të liderëve dhe ish-komandantëve të UÇPMB-së.

Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, në një deklaratë për “Presheva Jone” ka sugjeruar të mërkurën, kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, se me kërcënime nuk mund të stabilizoi, e lëre më ta qetësoi situatën edhe ashtu të brishtë në Luginën e Preshevës.“Kërcënimet për shkak të monumentit në Preshevë, nuk i kontribuojnë raporteve të mira fqinjësore mes serbëve dhe shqiptarëve në këtë rajon”, këshillon Kamberi, duke shtuar se “kryeministri serb, Ivica Daçiq, vazhdon të ushtrojë dhunë ndaj shqiptareve të Luginës së Preshevës.

Sipas Kamberit, nëse në pranverën e këtij viti, (me 4 maj) dhuna e tij ishte fizike, kësaj radhe, ai po bën presion psikologjik mbi tërë popullatën shqiptare kur kërcënon se do t’i rrënojë monumentet e UÇPMB-së.

ARKATANA

“Në të njëjtën kohë ai vazhdon me ushtrimin e dhunës ku në vendbanimet etnike shqiptare (Lluçan) ndërton monumente për “policët e rënë”. Pikërisht, për ato forca që kishin ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve në periudhën 1999-2001”, sqaroi më tej Kamberi.

”Është interesant pse pushteti lokal, si në Preshevë, si në Bujanoc qëndron disi indiferent ndaj kësaj, veçanërisht ndaj memorialit në Lluçan”, theksoi Kamberi, duke sugjeruar se “sido që të jetë, ky ushtrim dhune psikike, i cili kërcënon të shndërrohet në dhunë fizike-nëse përmendoret rrënohen- kërkohet një politikë më aktive, veçmas në drejtim të institucioneve ndërkombëtare”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.