FITORJA

Kamberi: BE-ja të nisë hetim për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi, përshëndeti fjalimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në OKB, ku ngriti çështjen e pasivizimit të adresave dhe mos-respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë nga pala serbe.

Kamberi theksoi se ajo që duhet të bëjë diplomacia shqiptare është që çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai theksoi se ashtu sikundër Kosovës i është vendosur kusht Asociacioni për proceset integruese, ashtu edhe Serbisë duhet t’i vendoset respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Uji Dea

“Kjo është ajo që do duhet të bënin autoritetet e Republikës së Shqipërisë për çështjen e pasivizimit dhe mos-respektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Deklarata e presidentit Begaj në OKB është e mirëseardhur. Edhe pse çështja e pasivizimit të vendbanimeve do të duhej të nxitej akoma më shumë që të bëhej një lloj kushti për anëtarësimin e Serbisë në BE. Sepse fatkeqësisht ashtu si marrëveshjet që ka Serbia për Luginën e Preshevës ashtu edhe pasivizimi i adresave nuk është pjesë e kushteve të Serbisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo ishte një shteg i mundshëm që diplomacia shqiptare edhe ajo kosovare që çdo herë e më shumë të shtynin këtë çështje që pasivizimi i vendbanimeve të bëhej kushtëzim nga na e BE-së ashtu siç po ndodh me Asociacionin”, tha ai.

Ndër të tjera, ai kërkoi nga BE-ja që të nisë një hetim në lidhje me çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë dhe çregjistrimin e shqiptarëve që banojnë në këtë zonë. /euronews

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.