Hidromorava

Kamberi angazhohet për njohjen e diplomave, kërkon sqarim nga SPARK-u

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas aprovimit të Dekretit të Qeverisë së Serbisë për “Mënyrat e veçanta të njohjes së diplomave” të fituara në institucionet arsimore në Kosovë, deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka kërkuar sqarime plotësuese dhe takim me përfaqësuesit e SPARK.

Kamberi, nga Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel (SPARK), zyra në Prishtinë dhe Beograd, kërkon informacione mbi procedurat dhe mënyrat të cilat duhet t’i ndjekin gjithë ata që kanë diplomat nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, sidomos studentët e Luginës së Preshevës, që shkollimi i tyre të njihet sa më shpejtë edhe në Serbi.

United Hospital

“Pas marrjes së informacioneve plotësuese nga SPARK dhe ministria e arsimit në Beograd, deputeti do t’i njoftojë të gjithë të interesuarit me informatat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e vendosur në Facebook nga deputeti, transmeton Titulli.

Qeveria e Serbisë në nëntor të këtij viti ka aprovuar Udhëzimin për mënyrën e veçantë të njohjes së dokumenteve të shkollimit të lartë dhe vlerësimin e programeve studimore të Universiteteve në Kosovë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.