Fundamenti

Kamatat e larta ngufasin bujqit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë vazhdojnë të mbajnë të larta kamatat në bujqësi. Mesatarja e kamatës së kredive për bujqësi në Kosovë është rreth 14 për qind. Por, nga këto kjo më së shumti po pësojnë bujqit, të cilët detyrohen të paguajnë përqindje shumë të larta. Njëri ndër ta është edhe fermeri Nexhmi Hyseni nga komuna e Podujevës.

Ai ka të mbjella rreth 27 hektarë me grurë dhe misër. Për t’i mbuluar shpenzimet Hyseni kishte marrë kredi mbi 50 mijë euro në njërën prej bankave komerciale. Hyseni rrëfen për “Zërin” se marrja e kredive, ka qenë vetëm dështim.

United Hospital

“Unë kam punuar vetëm për bankat, se kamatat shumë të larta nuk kam pasur fitim hiç. Madje që të kthej kredinë jam detyruar që të shes makinën si dhe gjashtë lopë prej fermës, sepse kamata e kredisë ka qenë 11 për qind”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka thënë se me qindra fermerë kanë dështuar në pamundësi që të kthejnë kredinë. “Ka me qindra raste në krejt Kosovën ku bujqit kanë marrë kredi dhe më pas ua kanë pa sherrin këtyre kredive dhe kanë falimentuar, se u dashtë të shesin hipotekën. Kamata më e ulët është 14 për qind dhe nuk është e papërshtatshme për bujqit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.