GRANDEMALL

“Kam të drejtë të caktoj pauza e pushime sa herë ka nevojë”, Konjufca u përgjigjet kritikave të opozitës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur kritikave të opozitës për shkak të seancës së sotme e cila ende nuk ka nisur punimet në mënyrën e duhur.

Konjufca, deklaroi se roli i tij nuk është të bllokohen punimet e Kuvendit, por t’i kontribuoj funksionalitetit të tij.

“Roli i Kryetarit të Kuvendit nuk është për me bo gjeste dhe veprime të cilat i kontribuojnë bllokimit të seancave. Roli im është për me i kontribuua funksionaliteti të Kuvendit. Unë edhe për këtë arsye ju pyeta se ai votoni pikat në vijim dhe ju deklaruat që jo, dhe për të funksionuar Kuvendi mazhoranca duhet me qenë e plotë në Kuvend në kuptimin e pragut të domosdoshëm për të marrë vendime e që eshtë shumica prej 61 deputetëve”, tha Konjufca.

Uji Dea

Ai tutje shtoi se rregullorja i jep atij të drejtën që të caktoj pazua e pushime sa herë që është e nevojshme.

“Lehtë është për mu me ndërpre seancën dhe me thënë vazhdojmë javën e ardhshme, por për sa kohë është e mundshme objektivisht mbledhja e një shumice në Kuvend, pse mos ti kryejmë punët edhe sot. Rregullorja ma jep të drejtën që të caktoj pauza e pushime sa herë ka nevojë, e të vazhdojmë kurdo që krijohen kushtet”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.