FITORJA

“Kam refuzuar Man Cityn dhe Aston Villan”, Valon Berisha zbulon ofertat nga gjigantët e Premierligës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka deklaruar se në të kaluarën ka pasur oferta nga tri klube të mëdha të Premierligës, por ato i ka refuzuar pasi ka menduar se nuk ka qenë koha e duhur.

Valon Berisha pa dyshim është njëri nga emrat më të mëdhenj të Përfaqësueses së Kosovës, pasi për shumë vite ka luajtur në nivele të mëdha me klube të ndryshme evropiane.

Megjithatë, mesfushori me tipare sulmuese në fëmijërinë e tij ka mundur ta bëjë hapin e madh për ta vendosur veten në kampionatin më elitar evropian, Premierligë.

30-vjeçari ka zbuluar se në moshën 14 apo 15 vjeçe ai ka pasur prova dhe oferta nga klubet e njohura angleze si Chelsea, Manchester City dhe Aston Villa, por të cilat i ka refuzuar.

“Chelsea ka qenë skuadra e parë që kam qenë në prova si 14-vjeçar. Aty kam qenë tri herë. Pastaj kam qenë në Aston Villa dhe Manchester City”, ka thënë fillimisht Berisha për Radio Dukagjini.

Eco Higjiena

“Këto dy të fundit më kanë ofruar edhe oferta të mira për moshën që kam pasur. Më kanë ofruar edhe studimet anash, por e kam ndier veten shumë të ri për tu larguar nga familja për të jetuar vetëm”.

“Përveç tyre e kam pasur një familje që i ka shikuar aspektin e edukatës dhe shkollimit shumë dhe kjo më ka bërë që ta marrë vendimin për të qëndruar në Norvegji për të përfunduar shkollën dhe me qenë më afër familjes”.

“Mosha nuk ka qenë më e mira pasi me 14-15 vjet je ende fëmijë dhe për këtë kam vendos me qëndrua në Norvegji”, përfundoi ylli i Kosovës.

Ndryshe, Berisha karrierën e ka filluar në Norvegji, ku ka luajtur me klube si Egersund dhe Viking, për të kaluar pastaj te RB Salzburg, Lazio, Fortuna Dusseldorf, Stade Reims, Melbourne City dhe tani te LASK.

Berisha ka luajtur në të gjitha ekipet e moshave me kombëtaren e Norvegjisë, por me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ai ka zgjedhur Dardanët për t’i përfaqësuar, duke luajtur plotë 40 ndeshje deri tani. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.