Kam qenë në dijeni për djegien e trupave të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se ka qenë në dijeni për djegien e trupave shqiptarë në shkritoret nëpër Serbi. Mirëpo kjo gjë, sipas tij, nuk është dhënë për shkak se nuk është pritur mirë nga popullata dhe familjet e viktimave. “Këto informata i kemi ditur qysh nga viti 2004. Kemi bërë edhe disa publikime në atë kohë, por ka qenë një lajm jo fortë i mirëpritur në popullatë.

Informacione të shumta në lidhje me këtë na ka treguar Natasha Kandiq e cila ka thënë se ka dëshmi në lidhje me djegien e trupave të pajetë të shqiptarëve”, ka thënë Gërxhaliu. Në një intervistë për “Tribunën”, Gërxhaliu ka theksuar se është gati e pamundur që të bëhet identifikimi i trupave që mund të jenë djegur.

Uji Dea

Ai ka thënë se EULEX-i e ka marrë seriozisht dëshminë e Ivan Pajiqit dhe hulumtimin e gazetës Tribuna dhe se janë duke i bërë përgatitjet për t’i ndërmarrë masat për ta identifikuar vendin e përmendur nga dëshmitari.

Duke folur rreth identifikimit të trupave, Gërxhaliu e pranon se ka pasur gabime dhe kjo gjë, sipas tij, ka ndodhur për shkak se identifikimi i trupave është bërë në mënyrë klasike e jo përmes ADN-së.( Tribuna)