FITORJA

“Kam gjetur dikë special”, Bebe Rexha rrëfehet për marrëdhënien me të dashurin e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bebe Rexha përflitej që nga muaji korrik për një romancë të re, por ajo vendosi ta“zyrtarizonte” atë në muajin shtator.

Në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit, ajo i uronte ditëlindjen dashurisë së saj të re, të cilit i kishte dhuruar një makinë të markës Ferrari.

Nuk vonoi shumë dhe mediat e huaja zbuluan se i dashuri i saj i ri është Keyan Safyari, i cili e ka bërë Beben tepër të lumtur këto kohë.

Së fundmi këngëtarja ka treguar në një intervistë për “People” se si po i shkon lidhja e saj me Keyan.

Këngëtarja ka treguar se ai është një njeri shumë i ëmbël dhe se e mbështet shumë.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat“, ka thënë këngëtarja.

ARKATANA

Ndërsa kur është pyetur se çfarë e bën lidhjen të funksionojë, Bebe është përgjigjur: “Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë transparente.

Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“.

Si e ka kaluar Bebe karantinën me të dashurin e saj?

“Kemi gatuar, kemi ngrënë dhe kemi bërë shumë s***”, është përgjigjur këngëtarja.

Më pas ajo ka shtuar se shpreson shumë që nëna e të dashurit të mos e lexojë intervistën, sepse e urren kur ajo flet për të tilla gjëra në media. /Express Rozë/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.