Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen nga policia
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës, njësitë policore kanë ndaluar një traktor me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një pasagjer nën dyshimin se të njëjti kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit të lirohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

