Kaltrina Sylejmani zëdhënëse e Komunës së Vitisë

Viti – Kryetari i Komunës Sokol Haliti ka vendosur së bashku me qeverinë komunale që të këtë një përfaqësues të qeverisë komunale e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me juve apo roli i saj përveç se do të jetë si drejtoresh e DKRS-së do ta këtë edhe rolin e kontaktimit dhe bashkëpunimit me media, pra do të jetë zëdhënëse e kësaj qeverie. Kështu është shprehur Hasan Aliu derisa ka prezantuar Kaltrina Sylejmanin si zëdhënëse e re e Komunës së Vitisë.
Kaltrina Sylejmani, Zëdhënëse e Qeverisë Komunale në Viti u zotua se këtë detyrë do t’a kryej denjësisht duke shtuar se kjo komunë nuk do të bëjë censurim dhe nuk do të këtë mungesë të bashkëpunimit me mediat.
Ndërkaq, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu pasqyroj disa nga punët që janë bërë nga kjo drejtori dhe punët të cilat janë duke u zhvilluar si në renovimin e QKMF-së në Viti dhe ndërtimin e parkut të saj si dhe disa projekte të tjera të cilat i cilësoj si shumë të rëndësishme në krijimin e kushteve më të mira të ofrimit të shërbimeve shëndetësore. “Projekt kapital tjetër është që ka filluar ndërtimi i objektit të ambulancës në Pozheran ku dihet se objekti i tanishëm në Pozheran nuk janë kushtet e mira. Por me këtë projekt banorëve të Pozheranit dhe të rrethinës do të ju ofrohen kushte më të mira të shërbimeve shëndetësore” u shpreh Aliu.
Ndërkaq ai nuk la pa përmendur edhe ndihmën e mërgimtarëve Vitias në aspektin e Shëndetësisë e ndër tjerash përmendi edhe donacionin nga organizata F.A.I.D e cila ka ardhur pas lotimit të një bashkëvendësi tonë që jeton në Zvicër./rajonipress/