RCCOLA

Kaltrina Selimi: “VMF 2013” më i kompletuari

/ 2 minuta lexim

Edhe pse ka qenë e nominuar në tri kategori, por që nuk arriti të rrëmbejë ndonjë çmim, këngëtarja Kaltrina Selimi është ndarë e kënaqur nga ky videofest. Ajo për dallim nga vitet e kaluara ka fjalë miradie rreth organizimit që është bërë tani në këtë vit.

“Këtë vit Video Festi Muzikor mua më duket se ka qenë më i kompletuari se sa viteve të tjera. Në fakt sipas vështrimit tim si pjesëmarrëse çdo gjë ka shkuar mirë, ka qenë një skenografi e mrekullueshme e ndërtuar në nivelin e lartë që të krijonte përshtypjen sikur që je me të vërtetë në tepiun e kuq të hollivudit. Ndërkaq sa i përket çmimeve, unë në natën e mbrëmshme kuptova se kisha qenë e nominuar në tri kategori me videon e këngës “Gjithmonë me ty” të realizuar vitin e kaluar. Mirëpo fatkeqësisht nuk arrita të marrë ndonjë çmim dhe për këtë nuk jam fare e zhgënjyer sepse me të vërtetë tashmë po e them edhe unë sikur të gjithë se më e rëndësishmja ka qenë pjesëmarrja. Ia ka vlejtë të jesh në këtë Videofest edhe nëse nuk ke fituar asnjë çmim”, ka thënë ajo për “Zëri”.

UBT

Kaltrina në këtë mbrëmje është dukur me një stil glamuroz, me fustanin e bardhë, por për fat të keq jo e shoqëruar me të fejuarin e saj. “Dritoni nuk mundi të vij për këtë mbrëmje për shkak të punës që ka në Londër dhe kështu që unë isha nënë shoqërimin e shoqeve të mia me të cilat kaluam për mrekulli”, shton ajo. Kaltrina na bënë të ditur se tani është në përzgjedhje të një këngëje të re, e cila do të nisë edhe sezonin e saj të verës duke qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. “Planifikoj të realizoj një këngë të re bashkë me videoklip, që do ta sjellë në sezonin e verës për adhuruesit e mi”, shprehet ajo një fund.(zeri)