Uji Dea

Kaltrina pret të lindë djalë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë e ka marr vesh gjininë e fëmijës që do ta ketë. Bëhet fjalë për këngëtaren, Kaltrina Selimi, e cila gjatë një prononcimi në një emision televiziv ka treguar se fëmija i saj i parë do të jetë djalë edhe pse ajo tani është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Edhe pse shtatzëne asaj nuk i pengon aspak të merret me projektet e saj. Ajo dje ka lansuar videoklipin e saj të ri të titulluar ‘Të dua’, një projekt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo.

Eco Higjiena

Ndryshe, këngëtarja ka thënë që këtë verë nuk do të jetë e angazhuar në asnjë koncert, por që do të pushojë dhe do ta presë lindjen e djalit që pritet të ndodhë në muajin tetor.