United Hospital

Kaltrina Neziri përfaqëson Kosovën në “Miss Earth 2015” në Austri

/ 2 minuta lexim
HW

Në këtë garë botërore të bukurisë, Kosovën do ta përfaqësoj bukuroshja Kaltrina Neziri. Vajza nga Lipjani është fituese e “Miss Earth Kosova 2014”, e cila vitin e kaluar për shkak të mos dhënies së vizës nuk pati mundësi të përfaqësoj Kosovën në Filipine.

Kaltrina më përvojën e saj si modele, po ashtu edhe në spektaklet e bukurisë, është e përgatitur për të përfaqësuar sa më denjësisht Kosovën.

“Gjithçka që është kërkuar nga organizatorët e “Miss Earth”, i kam përfunduar. Aktualisht po merrem vetëm më përzgjedhjen e garderobës sime më të cilat do të i kryej të gjitha aktivitetet e mia 20 ditore në Vjenë. Për fustanin e finales dhe veshjen tradicionale do të përkujdeset “Menakon”, ndërsa për fustanet tjera të nevojshme kujdesen : “Agnesa Vuthaj Fashion Store” dhe “V&K Fashion Designers ”, ka thënë 24 vjeçarja për “albinfo.ch”.

Ajo është e lumtur që ka fatin të përfaqësoj shtetin e Kosovës.

HW

“Për mua një privilegj shumë i madh dhe po ashtu jam e kënaqur që më mundësohet për herë të dytë të jam “Miss Earth Kosova” dhe do të mundohem të përfaqësoj vendin tonë në mënyrë më dinjitoze”, shprehet Kaltrina e cila është e diplomuar në fakultetin ekonomik.

Kaltrina këto ditë në bashkëpunim me “ProCon Group” e cila menaxhohet nga Ardiatik Kelmendi dhe Ilir Brahimi kanë realizuar një video projekt për ekologjinë e Kosovës, e cila video pritet të lansohet shumë shpejt.

Për të votuar për Kaltrinen për çmimin “Miss Earth Fotogjenia 2015” mund ta bëni duke klikuar në këtë link:voto

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.