ARKATANA

Kaltrina Fazliu Selimi i bashkohet PDK-së dhe listës garuese për Asamblenë Komunale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Sot kam kënaqësinë të prezantoj me shumë respekt dhe besim një emër të ri që i shtohet ekipit tonë Kaltrina Fazliu Selimi, e cila zyrtarisht ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të jetë kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Kaltrina është profesioniste me përgatitje në Shkencat Diagnostike Dega Teknik Laboratori, dhe për vite me radhë ka dhënë kontribut në menaxhimin e brendshëm të një kompanie të njohur private, ku është vlerësuar për korrektësi, përkushtim dhe profesionalizëm.

Ajo është gjithashtu aktive për Barazi Gjinore në Komunën e Gjilanit, duke qenë zë i fuqishëm për avancimin e grave në shoqëri dhe institucione.

Mobi Casa

Me këtë hap drejt përfaqësimit politik, Kaltrina vjen me vizion të qartë, ide konkrete dhe projekte reale për zhvillimin e Gjilanit. Ajo synon të jetë zëri i qytetarëve, i grave, i të rinjve dhe i të gjithë atyre që kërkojnë ndryshim të prekshëm e të ndershëm në jetën publike të qytetit tonë.

E mirëpresim Kaltrinën në familjen tonë politike dhe i urojmë suksese në këtë rrugëtim përfaqësues.

Së bashku, po ndërtojmë ekipin që do t’i japë Gjilanit një drejtim të ri./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.