Uji Dea

Kalori të tepërta? Portokalli ju vjen në ndihmë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Portokalli me së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave sidomos pas festave të fundvitit.

Gjate festave do të jeni mbushur me ëmbëlsira dhe delikatesa të ndryshme dhe e keni vështirë të merrni frymë, e lërë më të ecni? Për ndihmë mund t’i drejtoheni portokallit çudibërës, që në këtë kohë mund të gjëndet në çdo hap me çmime të volitshme.

Keni nevojë për energji shtesë dhe diçka që do t’ua vërë në lëvizje tretjen, prandaj portokalli është zgjidhje ideale për shkak se ka me bollek vitaminë C dhe fibra.

Problem i zakonshëm pas këtyre ditëve është tretja e ngadalshme e cila ka telashe për shkak të tërë atyre gjërave që i keni futur në stomak, dhe nuk ka shumë nutriente dhe fibra ushqyese në vete. Keni nevojë për detoksikim, ndërsa portokalli është partner ideal për këtë detyrë të vështirë.

Një gjë e shkelqyeshme tek këto pije është që përgatiten lehtë, veprojnë shpejt dhe në mënyrë jashtëzakonisht efikase, dhe mund t’i përgatisni edhe në shtëpi.

Frape nga portokalli për detoksikim

2 portokaj

një gotë jogurt

një banane

Mobi Casa

një lugë mjaltë

një lugë lëng limoni

Të gjithat këto i vendosni në mikser, i përzieni dhe shijoni frapenë e shijshme dhe të shëndetshme.

Lëngu i portokallit për detoksikim

4 portokaj

një lugë mjaltë

një lugë lëng limoni

Për dallim nga pija e parë, për këtë nuk ju nevojitet asgjë përveç shtrydhëses për agrumet, ndërsa më të zotit mund t’a shtrydhin portokallin dhe limonin edhe pa te. Mos e kulloni lëngun e portokallit, sepse do të mbetëni pa fibrat e çmueshme të frutit.