UBT

Kalorësit e Kosovës i pret Lulzim Basha

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Grupi i parë i kalorësve që ishin nisur nga Mitrovica kanë mbërritur në Tiranë.

Ata janë pritur nga kryetari i Tiranës, Lulzim Basha.

Njoftimin e ka bërë faqja zyrtare në facebook e Lulzim Bashës ku ka publikuar edhe shumë foto prej kësaj ngjarjeje ku kalorësit janë të veshur me veshje kombëtare.

Mobi Casa

Kalorësit nga Kosova ishin nisur ditë më parë në drejtim të Tiranës.

Ata do të vazhdojnë nesër për në Vlorë./Indeksonline/