Fundamenti

Kalorësi modern

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nexhat Daci është i bindur se partia po i funksionon mirë. Ai nuk është në gjendje t’ia dorëzojë LDD’në askujt, por shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Isa Mustafën, Hashim Thaçin dhe partinë e Haradinajt. Kreu i LDD’së veten e konsideron kalorësin e fundit të politikës moderne kosovare. Daci thotë se është i gatshëm të garojë edhe për postin e Presidentit.

Express: Ku është LDD’ja gjashtë vjet pas krijimit të saj, krijohet përshtypja se kjo parti nuk ekziston më?

N. Daci: LDD’ja është në kapacitet të plotë funksional, dy vjet jashtë Parlamentit ka qenë kohë e analizave të thella e të debatit ose mossuksesit tonë dhe është arritur unitet i plotë veprues në të gjitha instancat, në Kryesi në Këshill Kombëtar dhe në Kuvend që LDD’ja do të vazhdojë punën e vet me kapacitet të plotë dhe analiza që do të tregonin vizionin e ardhshëm.

Këto dy vite kemi punuar në qetësi jashtë mediave, në takime të rralla me mediat në mënyrë që me i shmang mangësitë ose dobësitë që janë demonstruar, sepse po ju jap vetëm një fakt, unë kam qejf faktografi me ju dhanë, kemi pasur diku 2200 komisionarë që janë paguar nga KQZ’ja dhe është rast për libër të “Guinnes”it që një parti opozitare me numër aq të madh të komisionarëve nuk e ka paraqitur asnjë ankesë formale në gjykatat të caktuara për shitje të votave ose vjedhjet votave dhe i ka nënshkruar të gjitha proceset verbale gjë që ka treguar se nuk kemi pasur përgatitje të duhura për ato zgjedhje. Ishte krijuar një atmosferë në veçanti pas gjyqit që është shpejtuar në shpejtësi marramendëse që të mbahet në prag të zgjedhjeve, gjyqi për Kryetarin e LDD’së dhe filluan spekulime të ndryshme prej qarqeve të ndryshme politike se jemi pengesë për pavarësinë e Kosovës, jemi pengesë për shumëçka dhe do të thotë nuk punuam si duhet dhe e pësuam atë debakël. Është riparuar, ka një vjet të plotë që LDD është ma e fuqishme se sa në zgjedhjet që kishim me 11 deputetë dhe jemi të sigurt që në zgjedhjet e ardhshme nacionale LDD do të jetë parti parlamentare..

Eco Higjiena

Express: A po e shihni shpëtimin te partitë e tjera përmes koalicionit?

N. Daci: Jo në asnjë mënyrë për të shpëtuar partinë por për ta rindërtuar skenën politike dhe parlamentare dhe qeverisëse në Kosovë, një skenë që iu është gërditur krejtve këto dy vite. Prandaj nuk ka qëllim dhe ndjenjë të shpëtimit të LDD’së, por të futjes së saj në një proces të fuqishëm të rikthimit të vetëbesimit edhe të themi nacional edhe politik e mbi të gjitha edhe programor. Që të futet një herë përgjithmonë një Qeveri me program, për të herë të parë në Kosovë, sepse në Kosovë ka sa mandate që u bënë të qeverive dhe asnjë Qeveri nuk ka hy me program të aprovuar në Kuvend, por kemi mbetur te qeverisja ad-hoc për të gjitha planet dhe rrjedhat politike që po shkojnë në Kosovë ose që kanë shkuar në Kosovë, e që dëshmojnë fuqishëm se skena politike duhet të rirregullohet me votën e lirë e jo të fëlliqur të qytetarëve të Kosovës. Të dalin institucione kredibile të cilat janë të afta dhe janë të gatshme që ta mbajnë barrën e ndërtimit të shteti që i duhet qytetarit të Kosovës e jo individëve.

Express: Me cilën parti do të ishit të gatshëm të bashkëpunoni ?

N. Daci: Unë i takoj gjeneratës së kaluar ose te vjetër, që i ka çmuar vlerat familjare, vlerat kombëtare, vlerat kulturore dhe është shumë e arsyeshme të them se vullneti i parë do të ishte me shtëpinë ku për 17 vite kemi funksionuar bashkë me Presidentin Rugova. Pra do të ishte një vullnet që bashkëpunimi i parë të jetë me LDK’në. Disa gjasa janë tejkaluar në LDK, ato që e kanë sjellë LDK’në në pozitën e saj, që e kanë nda me dhunë të themi në dysh, disa gjana që janë bë të pahijshme janë eliminuar dhe janë krijuar kushtet që dëshira e parë, vullneti i parë të jetë me LDK’në. Por, bashkëpunimi në praktikë ka filluar shumë më parë me AAK’në. Ka një vit të plotë që kemi kafe të shpeshta pune dhe mendoj që objektivisht jemi shumë më afër të një bashkëpunimi të tillë, presim një vendim të drejtë dhe të vetmin të mundshëm që Lideri i AAK’së, një njeri që ka kontribuar shumë për lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, të kthehet, dhe besoj shumë shpejt brenda këtij viti, ndoshta do t’u japim një dhuratë adhuruesve tanë ose simpatizantëve tanë që të fillon të krijohen bashkëpunime reale, bashkëpunime për ndryshim të situatës. Do të thotë më së afërmi LDD’ja është, në aspektin e punës kohore me AAK’në, por unë e thashë vullnetin që është dhe këtë vullnet për bashkëpunim me LDK’në, edhe zyrtarisht e kemi demonstruar në një ndejë në një kafe pune me liderin e LDK’së, Isa Mustafën, por nuk ka lëvizur asgjë nga ajo ditë.