Eko Higjiena

Kallëzim penal ndaj aviokompanive mashtruese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Infrastrukturës ka ngritur kallëzim penal ndaj aviokompanisë tashmë të falimentuar “Belle Air Europe” dhe “Darwin Airlines”. Kallëzimi penal është ngritur pasi që këto aviokompani vite më parë kishin lënë aeroporteve shumë pasagjerë.

Ilir Xhelo, menaxher përgjegjës për “Belle Air Europe” akuzohet nga Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Aviacionit Civil se ka kryer vepër penale duke mashtruar pasagjerët dhe fshehje të provave. Po e njëjta akuzë rëndon edhe mbi Maurizio Merlo, drejtor ekzekutiv i “Darwin Airline AS”, si dhe menaxherin Klemen Kete. Të gjithë të akuzuarit, sipas këtij kallëzimi penal, kishin planifikuar të fitonin në kurriz të pasagjerëve duke shitur bileta më shumë se që kishte ulëse aeroplani.

FIDANISHTJA

“Ekziston dyshimi i bazuar që personat e sipërpërmendur kanë kryer vepër penale nga Neni 99.4 i Ligjit për Nr.03/L-051 për Aviacionin Civil më saktësisht veprën penale “Refuzim për dhënien e dëshmisë ose dhënien e provave”, thuhet në kallëzimin penal të ngritur nga MI.

Në kallëzim penal thuhet se pronarët e kompanive kanë shfrytëzuar mosdijeninë e konsumatorëve të tyre me qëllim të përfitimit pasuror për vete.Kështu, vite me radhë pasagjerët e kompanisë kanë mbetur pa udhëtuar si rezultat i mungesës së vendeve të mjaftueshme në avion./zeri/