HW

Kallëzim penal ndaj 44 zyrtarëve, nën hetime edhe 45 të tjerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

28 raste me kallëzime penale janë dorëzuar në Prokurori nga Agjencia Kundërkorrupsion për 44 persona që dyshohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Kurse 160 raste janë mbyllur në mungesë të provave. E 45 raste të tjera janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe deklarim të rreme të pasurisë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë Kundërkorrupsion, Shaip Havolli, në një konferencë të mbajtur dje, në të cilën ka prezantuar raportin e AKK-së për vitin 2016, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

United Hospital

“Agjencia ka zhvilluar hetime paraprake në 276 raste, 28 raste me kallëzime penale i ka dorëzuar në prokurori përkatëse ndaj 44 personave që dyshohen për ‘Keqpërdorim të detyrës zyrtare’. 25 raste i kemi dorëzuar me kallëzim penal për ‘Mosdeklarim dhe deklarime të rrejshëm’ dhe janë edhe do raste tjera nën hetim. 13 raste janë dorëzuar në Polici për shkak të moskompetencave të Agjencisë. 30 raste me 50 persona i kemi dërguar për hetime ose për shkelje administrative nga vetë institucione. 160 raste janë mbyllur në mungesë të provave por në çdo rast. 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rremë të pasurisë”, ka thënë Havolli.

Ndërsa sa i përket prokurimit publik, Havolli ka treguar se deri më tani Agjencia ka trajtuar 127 raste.

“Deri më tash Agjencia ka trajtuar 127 raste sa i përket natyrës së parandalimin në fushën e prokurimit publik. Janë dhënë 62 opinione qoftë për ndalim të aktivitetit të prokurimit, qoftë për përmirësim të gabimeve. 37 raste janë mbyllur pa opinione dhe janë dhanë 25 këshilla. Gjatë tërë vitit ka pasur kërkesa për informacione lidhur me konflikt interesi të zyrtarëve të lartë ku një numër të madh e kemi pranuar edhe nga mediet për zyrtarë në konflikt interesi”, ka shtuar Havolli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.