FIDANISHTJA

Kallëzim penal kundër Jabllanoviqit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të hënën ka vazhduar mbledhja e Asamblesë komunale në Gjakovë, e cila ishte ndërprerë javën e kaluar si pasojë e mungesës së kuorumit për shkak të largimit të asamblistëve të opozitës.

Kuvendarët në pikën e radhës të rendit të ditës, e kanë revokuar një vendim të vetin, të marrë disa muaj më parë, sipas të cilit ia patën pamundësuar KEDS-it vendosjen e njehsorëve në ambientet e jashtme të lokaleve dhe shtëpive, konkretisht vendosjen e tyre në shtyllat elektrike.

Mësohet se ky revokim i vendimit ka ardhur si pasojë e presionit që KEDS-i ka bërë te Komuna e Gjakovës, për ndërprerjen e investimeve në rrjetin e tensionit të lartë në disa fshatra të kësaj komune, shkruan “Zëri”.

ARKATANA

Në fakt, kjo edhe ka qenë arsyeja që javën e kaluar e shtyri opozitën (AAK-në dhe LVV-në) që ta lëshojë seancën, pasi që qëndrimi i tyre ishte që Komuna në asnjë mënyrë nuk duhet të lëshojë pe karshi presioneve të KEDS-it. Ky vendim është revokuar me rezultat të ngushtë të votave, gjegjësisht me 16 vota për dhe 15 kundër.

Gjithashtu, në vazhdimin e mbledhjes së Asamblesë Komunale me vota unanime i është dhënë mbështetja peticionit të 14.000 qytetarëve të komunës së Gjakovës, të organizuar nga shoqëria civile, për të ngritur kallëzim penal ndaj ish-ministrit serb Jabllanoviq për deklaratat ofenduese ndaj nënave gjakovare. Kryesuesi i Asamblesë komunale Luan Gola, ka thënë se ani pse Jabllanoviq është shkarkuar, Gjakova ka të drejtë të kërkojë edhe ndëshkimin ligjor për fyerjet që ai i ka bërë sa ka qenë ministër. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.