UBT

Kalimin e improvizuar e merr uji, pamundësohet komunikimi mes fshatrave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – E njohur si “Ura e vdekjes”, shiu që ra këto ditë e ka vërshuar edhe kalimin e improvizuar nga kompania “Bejta Comerc”. Aktualisht banorët e fshatrave Pograxhë dhe Stublinë nuk mund të komunikojnë me pjesën tjetër në Dobërqan për të shkuar tutje. Kompania ka premtuar se ura do të kryhet brenda dy muajve.

Shiu i rrëmbyeshëm që ra këto ditë dhe erërat e fuqishme e kanë dëmtuar tërësisht kalimin e improvizuar në rrugën e Stublinës që lidhë fshatrat Dobërqan – Stublinë – Pograxhë e tutje.

Ura e vjetër e njohur si ura e vdekjes është e paralizuar, ndërsa kompania “Bejta Comerc” kishte improvizuar një gyp kalues, por edhe këtë e ka marrë uji.

Banorët e këtyre fshatrave nuk kanë mundësi të lëvizin derisa të bëhet
Një zgjidhje.

GRANDEMALL

Basri Kqiku nga kompania “Bejta Comerc” tha se ura pritet të kryhet brenda dy muajve meqë ata janë në kontakt dhe kanë arritur një marrëveshje me një kompani turke e specializuar për ndërtimin e urave.

Edhe, Izet Kurteshi nga zyra e prokurimit tha se nuk ka asnjë arsye që ura mos të ndërtohet ose të vonohet ndërtimi i saj.

Ndërsa Këshilli i fshatit Dobërqan ngreh shqetësimin e banorëve të fshatit ndaj punëve të kryera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Drejtoria e Shërbimeve publike në Gjilan, për ndërtimin e urës mbi lumin Moravë. Punët kanë filluar në fillim të fushatës, duke tentuar që lumin ta vendosin në gypa, tani rrjedhja e lumit ka prishur këta gypa dhe gjendja në hyrje të urës është shumë e keqe, aq sa ka bllokuar banorët të lëvizin dhe të kryejnë punët e sezonës në arat e tyre. KFD, i bënë thirrje institucioneve përkatëse të dalin dhe të rregullojnë këtë punë që ka rrjedhë si pasojë e mos profesionalizmit të tyre, dhe që dëmet janë të mëdhaja sidomos në tokën bujqësore afër lumit thuhet në reagimin e fshatit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.