Kalimi te Fiorentina, opsion i hapur për Xhakën
Me zyrtarizimin e Paulo Sousas si trajner i Fiorentinës, kanë filluar edhe zërat se Taulant Xhaka mund të kalojë te ekipi italian dhe për këtë foli dhe vet lojtari.
“Unë kam marrëdhënie të mira me Paulo Sousa. Ai është një trajner shumë i aftë dhe kam mësuar shumë nga ai në Basel”, ka thënë Xhaka për “Firenzeviola.it”.
Ai në fund ka thënë se akoma nuk ka vendosur për të ardhmen, duke lënë të hapur transferimin në Serie A.
“E përsëris. Paulo më dha shumë në jetë dhe gjithçka është e mundur. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha në fund ai.
http://koha.net/?id=6&l=63393


