Fundamenti

Kalimi te Dortmundi dështoi, por Mërgim Berisha po transferohet te një skuadër tjetër gjermane për 14 milionë euro

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ditë më parë u raportua në Gjermani se Mërgim Berisha do t’i bashkohet gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane ka kërkuar largimin nga Augsburgu, por nuk do t’i bashkohet verdhezinjve.

Në fakt sot gjatë raportimeve nga ‘Sport1’ dhe ‘Bild’, Berisha nuk ka qenë asnjëherë temë te Dortmund.

25-vjeçari megjithatë do të ndryshojë skuadër, por do të mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman Bundesliga.

Uji Dea

Hoffenheim është skuadra e re e Berishës edhe pse duhet pritur edhe pakë orë deri te zyrtarizimi.

Gjithnjë sipas ‘Bild’ dhe ‘Sport1’, dy skuadrat kanë arritur tanimë marrëveshje dhe Berisha do të transferohet te Hoffenheim për shumën e 14 milionë eurove.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua Augsburgut si huazim nga Fenerbahce, derisa klubi gjerman e kishte të drejtën e blerjes për katër milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.