Fundamenti

Kalimi në Sampdoria nuk ishte zgjedhje e lehtë për Mustafin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka thënë se nuk ishte zgjedhje e lehtë kalimi nga skuadra e Evertonit në Sampdoria që atëbotë garonte në Serie B të Italisë. Por, ai thotë se për të bërë hapa përpara në karrierë duhet të niste nga prapa.

“Në Everton nuk gjeta hapësirën e kërkuar dhe kështu u transferova në Sampdoria. Nuk ishte zgjedhje e lehtë për mua, sepse Sampdoria ishte në Serie B. Por, unë isha i bindur se për të bërë hapa përpara në karrierë, duhej të pranoja këtë vendim. Me Sampdorian arritëm të ngrihemi në Serie A dhe pas lojërave të mira u ftova edhe nga Gjermania. Kur mora ftesë u emocionova shumë. Ishte gëzimi më i madh në karrierën time edhe pse kisha luajtur në të gjitha gjeneratat për Gjermaninë”, ka thënë Mustafi, njofton të enjten “tuttomercatoweb.com”.

Mustafi në verën e vitit të kaluar, pas Kampionatit Botëror në Brazil ku me Gjermaninë doli kampion, firmosi kontratë me Valencian. Ai është bërë lojtar kyç te kjo skuadër. Ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në 21 paraqitje në Primera Divisionin e Spanjës.

Mobi Casa

Me Valencian ka kontratë deri në qershor të vitit 2019. Mustafi është stabilizuar edhe në përfaqësuesen e Gjermanisë si lojtar titullar.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.