KKVITI

Kalimi i Hysajt në Premierligë do të ndodhë në janar, sipas mediave britanike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

E përditshmja britanike “The Sun” ka raportuar sot se Chelsea po punon për të marrë në Londër mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn.

Shkodrani 24-vjeçar, i cili iu bashkua Napolit 3 sezone më parë, pas ngulmimit të Maurizio Sarrit, është gati të ndërrojë sërish ambient, për t’u ribashkuar edhe njëherë me teknikun italian.

Me largimin e Sarrit dhe ardhjen e Ancelottit, mbrojtësi shkodran ka nisur disa takime nga stoli, por sipas menaxherit të tij, kjo është bërë për shkak të rotacionit.

FIDANISHTJA

Gjithsesi Sarri u ka kërkuar drejtuesve të Chelseat një mbrojtës në krahun e djathtë, duke vënë në krye të listës pikërisht futbollistin e Kombëtares Shqiptare.

Kontrata e Hysajt me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021, ndërsa klauzola për prishjen e saj është përcaktuar 50 milionë euro.

Gjithsesi londinezët janë të bindur se mund ta marrin edhe më lirë, nëse e blejnë mbrojtësin që në janar, por e lënë në huazim te Napoli, deri në fund të këtij sezoni./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.