Kali i varreve (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Ramadan Mehmeti

Uji Dea

Kali i varreve rri bri një muri gjysmë të rrënuar, bën sehir, përtypet, pret të dalë bar i ri, të kullosë.
Përtypet kot.
Përjarget.
Rri bri hijes së vet.
Bri murit gjysmë të rrënuar, si unë.
Përballë fantazisë, përballë engjëllit, përballë djallit.
Kali i varreve rri vetëm sonte.
Kullot barin e gjelbëruar.
Kullot hijen e vet dhe pret të shtrihet midis dy gurësh…